Ditën e sotme, mbi 100 efektivë policie nga Tirana kanë zhvilluar një operacion blic në paraburgimin e Vlorës. Mësohet se për më shumë se një orë, janë zhvilluar kontrolle në qelitë e të burgosurve.
Ende nuk ka një informacion lidhur me arsyen e këtij veprimi. Por, disa burime jo zyrtare kanë treguar se policia po kontrollon për sende të jashtëligjshme.
