Categories Lajme

“Vija nga Italia që të kujdesesha për prindërit”, Liliana shtang studion: Vëllai e kunata thoshin “ik se…”

Problemi që ka sjellë dy motrat, Lilianën nga Italia dhe Brunën nga Turqia në “Shihemi në Gjyq” është çështja e banesës. Njëri prej vëllezërve të tyre, i cili sot nuk jeton më ka arritur që në një moment kur babai i 9 fëmijëve ishte i sëmurë të përvetësonte dokumentacionin e shtëpisë.

Liliana mendon se Bruna ka qenë në dijeni të këtyre lëvizjeve sepse ajo ka jetuar deri në moshën 58-vjeçare me prindërit ndaj e ka sjellë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Bruna thotë se nuk ka qenë në dijeni sepse në vitin 1996 ndodhej në Itali, ndërkohë vëllai i ndjerë dhe bashkëshortja e tij qëndronin me prindërit. Në këtë pikë, Liliana shton se prindërit kanë patur kujdes prej saj sepse vëllai dhe kunata nuk kujdeseshin për ta.

Liliana: Nuk i bënte hyzmet as mamit, as babit. Shkoja unë me fëmijë të vogël, rrija 3-4 muaj, hanin pinin, mbaronin çfarë kishte për të mbaruar, edhe lekët se m’i sillte burri javë për javë, mbaja familjen, i bëja hyzmet, e kam larë nënën time, babain tim, fëmijën tim njëlloj.

Eni Çobani: Bravo! Bravo kush i shërben prindërve deri ditën e fundit të jetës, është jo vetëm dashuri por edhe sakrificë e jashtëzakonshme kështu që bravo nëse i ke bërë të gjitha këto, i ke bërë për prindërit e tu! Bravo! Por kjo nuk do të thotë që ju detyrimisht duhet të kërkoni pjesë, më fal që jua them.

Liliana: Unë e kam për krenari që i kam mbajtur prindërit e mi…

Eni Çobani: I ke mbajtur prindërit por ata ishin në shtëpinë e vet, s’i ke mbajtur në shtëpinë tënde.

Liliana: Jo, jo unë vija nga Italia.

Eni Çobani: Vije nga Italia është tjetër problem.

Liliana: Rrija 3 muaj, 4 muaj dhe i bëja hyzmet. Ata hanin, pinin, mbaronin lekët e mia, mbaronin ushqimin sepse unë shkoja me makinë nga Bari-Tiranë dhe pastaj më thoshte vëllai me nusen e vëllait “ik se na mërzite! Kur do ikësh ti?”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME