Categories Lajme

Vijojnë hetimet për Arjan Salën, ja çfarë e shkaktoi zjarrin në magazinë

Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues.

Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme. Bashkë me Arjan Salën, në magazinë u futën edhe 3 punonjës të tjerë të sigurisë private, si dhe djali i pronarit.

Sapo flakët u përhapën me shpejtësi, ata mundën të dilnin prej andej. 32-vjeçari Sala tentoi të fikë zjarrin me dy fikëse dore, por për shkak të flakëve të mëdha e tymit të dendur mbeti i bllokuar. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se ekspertiza përfundimtare pritet të dalë gjatë javës.

Verifikime nga policia dhe prokuroria po kryhen për të përcaktuar nëse janë zbatuar siç duhen masat kundër zjarrit në objekt, si dhe nëse ky ambient ka pasur ose jo funksionale sinjalistikat dhe daljet e emergjencës. Trupi i 32 vjeçarit u gjet në orët e para të së shtunës pas 50 orësh kërkime intensive. Ai u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME