Categories Sport

Dëshira e madhe nuk mjafton, Anglia na mposht në “Air Albania”

Pjesa e parë nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët u vendosën mirë dhe arritën të zbatojnë shumë mirë planin”mbrohu dhe dil sa më shpejt”. Në minutën e 13-tëHysaj fitoi shumë mirë metr dhe hapësirën e lënë nga anglezët dhe nxori të vetëm para portës Myrto Uzunin.

Beratasi nuk hezitoi të godiste, por sfera shkoi mbi portë, pa rrezik për portierin Pope. Pas këtij rasti kuqezinjtë provojnë të dalin edhe dy herë të tjera, por pa rezultatin e mëparshëm. Bëmë gjithçka mirë deri në minutën e 38, kur Kane tundi rrjetën.

Ishte një top i larguar i yni nga Hysaj, me anglezët, që u kthyen shpejt dhe krosuan në zonë, duka na gjetur në befasi dhe Kane tundi rrjetën me kokë, pas u shqetësuar shumë nga mbrojtësit tanë. Goli na dha një goditje dhe Anglia fitoi terren e krijoi një tjetër rast, thuajse identik me golin, por këtë herë në minutën 43-të Kane goditi shtyllën.

E dyta nisi me të njëjtin ritëm, ne tregohemi vigjilentë në mbrojtje dhe Anglia provon të çajë, teksa në nisje të fraksionit të dytë talenti Foden provoi aftësitë e Berishës, me gardianin e SPAL, që e ndal atë top, i ndihmuar edhe nga shtylla. Anglia vijoi të presonte në gjysmëfushën tonë dhe mundi iu shpërblye sërish në minutën e 63, kur Shqipëria gaboi në një nisje në sulm dhe dhuroi topin, me kundërshtarët, që e shfrytëzuan në maksimum dhe tundën rrjetën me talentin e Chelseas, Mason Mount.

Pas golit kuqezinjtë nuk kishin ç’të humbnin dhe nisën të jenë ofensivë, duke e mbajtur për rreth 10 minuta nën presion të vazhdueshëm dhe e mbyllur në mbrojtje. Gjithsesi, asnjë rrezik serioz në portën e Pope, me Anglinë, që tregohet serioze dhe nuk guxon në sulm dhe Shqipërinë, që nuk e shërojnë zëvendësimet e shumta të Rejës.

Kështu anglezët fitojnë 0-2 në “Air Albania”, megjithëse jo pa vështirësi. Paraqitje e mirë e kuqezinjve në përgjithësi, duke pasur parasysh se përpara ishte një skuadër me vlerë 12 herë më të madhe e tyre në merkato. Qëndrojmë në kuotën e 3 pikëve, ndërsa skuadra e Southgate numëron pikë të plota, 6. /abcnews.al

Eliminatoret, Qatar 2022
Shqipëri-Angli 0-2
Shënues: Kane 38’, Mount 63’

SHQPËRIA (3-5-2): Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Hysaj, Laçi (Ramadani), Bare (Memushaj), Uzuni, Memolla (Gjasula); Cikalleshi (Manaj), Broja (Lenjani). Trajner: Edy Reja.
ANGLIA (4-3-3): Pope; Shaw, Maguire, Stones, Walker; Phillips (Ward-Prowse), Rice, Foden; Mount, Kane, Sterling. Trajner: Gareth Southgate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME