Categories Lajme

Vijojnë kontrollet në zonat bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të ndotjes akustike, Rastet e konstatuara në Durrës, Himarë, Velipojë dhe Elbasan

Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet në zonat bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të ndotjes akustike.

Si rezultat i kontrolleve, janë evidentuar 5 raste të ndotjes akustike, prej tyre 4 raste të shkaktuara nga muzika e lartë në lokale dhe 1 rast i shkaktuar nga zhurma një një zdrukthëtari afër zonave të banuara.

Rastet e konstatuara në Durrës, Himarë, Velipojë dhe Elbasan.

Procedohen penalisht 5 shtetas, për prishje të qetësisë publike. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë.

Shërbimet e Policisë, në zbatimin të planit të masave të hartuar për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, nisur dhe nga ankesat e qytetarëve, për zhurmat e larta, kanë vijuar kontrollet në zonat bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të ndotjes akustike.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 5 raste të ndotjes akustike, për të cilat u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. L., 33 vjeç, banues në Durrës dhe F. I., 26 vjeç, banues në Qerret, pasi ushtronin aktivitet me muzikë të lartë në dy subjekte të ndryshme, në Durrës;
  2. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ushtronte aktivitet me muzikë të lartë, në ambientet e lokalit të tij, në Himarë;
  3. M., 48 vjeçe, banuese në Velipojë, pasi ushtronte aktivitet me muzikë të lartë, në ambientet e jashtme të lokalit të saj, në Velipojë;
  4. M., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka shkaktuar ndotje akustike me zhurmën që shkaktonte gjatë punës në zdrukthëtarinë e tij, në Elbasan.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që konstatojnë raste të ndotjes akustike apo raste të çdolloj paligjshmërie tjetër, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME