Categories Lajme

Vijon beteja me zjarret në majën e Rrunës dhe Kodër Hirrë, sot dy vatra të reja Kavajë e Mallakastër

Vijon të mbetet problematik zjarri në majën e Rrunës në Kukës, për fikjen e të cilit po punojnë 30 forca ushtarake dhe 10 forca zjarrfikëse.

Sipas informacioneve të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes  edhe zjarri në fshatin Kodër Thirrë në Mirditë vijon të jetë aktiv. Deri tani është djegur rreth 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi. Ndërkohë dy zjarre të reja janë regjistruar sot në fshatin Mollaj të Mallakstrës dhe fshatin Mengaj. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Qarku Kukës

Zjarri në Majë e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv, i cili vijon të mbetet problematik. Në vendngjarje kanë punuar 30 forca ushtarake, 10 forca zjarrfikëse.

Qarku Shkodër

Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka qenë aktiv, por vatra ishte e qetë dhe pa rrezik për përhapje.

Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, vijon puna për shuarjen e vatrës aktive. Zjarri në fshatin Armiraj, njësia administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë- Arrëz vijon të jetë aktiv.

Qarku Vlorë

Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë vijon të jetë aktiv. Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar.

Qarku Lezhë

Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan,  bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv. Deri tani është djegur rreth 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi.

Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv.

Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, ka vijuar gjatë gjithë ditës puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre të dendura dhe pyll.

Qarku Dibër

Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat pas një pune të kryer nga helikopteri dhe nga forcat në terren është drejt shuarjes. Nuk ka rrezik për zonën e banuar. MZSH Dibër së bashku me 6 forca nga shërbimi pyjor po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Qarku Fier

Më datë 23.08.2021, ora 15:00, në fshatin Mollaj, Njësia Administrative Hekal, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Mallakastër ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Nga informacioni paraprak zjarri është nën kontroll.

Qarku Tiranë

Më datë 23.08.2021, ora 12:05, në fshatin Mengaj, Njësia Administrative Helmës, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Kavajë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME