Categories Lajme

Shkodrani me “BMW” fyen policët/ “Blutë” nuk falin, në pranga 40 drejtues mjetesh në flagrancë

Në një njoftim për mediat, policia rrugore tha se ka arrestuar në flagrancë 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia Rrugore ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për përballimin e fluksit shumë të madh në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, në drejtim të Malit të Tomorit dhe në Korçë, përgjatë fundjavës, duke marrë një sërë masash për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Po ashtu, ka pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4519 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim përballimin e fluksit shumë të madh në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, në drejtim të Malit të Tomorit dhe në Korçë, përgjatë fundjavës, Policia e Shtetit mori një sërë masash për garantimin e rendit e sigurisë dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4519 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë fundjavës, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë goditur 3 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht dy raste nga Policia Rrugore e Tiranës dhe një rast nga Policia Rrugore e Dibrës.

Nga Policia rrugore e Tiranës janë proceduar penalisht shtetasit B. D. dhe P. H., të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet që kishin kryer. Nga Policia Rrugore e Dibrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. C., 48 vjeç, banues në Bulqizë, pasi nga kontrolli me aparatin drager, ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.67 mg/l, dhe për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.

Ndërkohë, në Shkodër, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Shkodrës u arrestua shtetasi Y. H., 30 vjeç, banues ne fshatin Berdicë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, duke drejtuar mjetit tip “BMW”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit Publik për të ndaluar dhe në vijim, gjatë momentit të ndalimit nga efektivët e Policisë Rrugore, në afërsi të urës së Baçallëkut, ka kundërshtuar për shkak të detyrës, me fjalë fyese dhe veprime të dhunshme punonjësit e Policisë Rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion???? të sigurt dhe me patentë në xhep, se në të gjitha akset rrugore nacionale, duke filluar nga Rruga e Kombit e deri në Sarandë, ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve edhe përgjatë ditë së sotme, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME