Categories Lajme

Vijon prej 17 ditësh zjarri në Malin e Tomorrit

Prej 17-ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit. Edhe pse duket se zjarri vihet në kotrroll për pak orë, temperaturat e lartë dhe era përhapin shkëndijat e vatrave të mëparëshme dhe zjarri rindizet sërish.

Tashmë vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në një terren të thyer shkëmbor në lartësinë mbi 1800 metër, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me forca njerëzore për shuarjen e tij dhe e vetmja mënyrë ndërhyrjeje është me helikpterë nga ajri ose rënia e shiut.

Drejtori i ADZM Berat, Fatos Nako, shprehet se çdo ditë riaktivizohen vatra të shumta dhe zona ku zjarri po riaktizohet është e pamundur për t’u përshkuar në këmbë. Sipas Nakos, vatrat e zjarrit favorizohen nga era dhe temperaturat e larta, të cilat shpërndajnë shkëndijat. Nako shprehet se vatrat janë riaktivizuar nga era, pasi drurët janë ende të nxehtë në brendësi dhe rindezen menjëherë.

Nako ka deklaruar se,nga përllogaritjet e deritanishme janë rreth 300 ha të përfshira nga flakët dhe rreth 30 ha me pisha shekullore të shkrumbuara totalisht. Nako ka deklaruar se pas shuarjes totale të zjarrit në këtë zonë do të mund të përcaktohet përfundimisht dëmi i shkakruar nga zjarri në Malin e Tomorrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME