Categories Lajme

Vijon zjarri në Delvinë, flakë edhe pranë pikës kufitare në Morinë (VIDEO)

Vijon të shfaqet problematike situata me zjarret në disa zona të Shqipërisë.

Prej ditës së djeshme në Delvinë, pranë lagjes Llak, vijojnë flakët në zona pyjore dhe me shkurre. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mbetet e vështirë , por mësohet se kanë mbërritur edhe dy zjarrfikëse të Gjirokastrës dhe po punohet për të vendosur në kontrolll situatën. Vatra e zjarrit është 700 metra larg banesave.

Ndërkohë, edhe në fshatin Lapulec të Mallakastrës ditën e sotme ka rënë një zjarr ku janë përfshirë në flakë, ullishte dhe shkurre. Vatra e zjarrit ndodhet pranë një fabrike vaji, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Ballshi e Patosi.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu edhe një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në bashkinë e Hasit. Vatra e zjarrit u shfaq rreth mesditës në vendin e quajtur Çezma e Gorozhupit, në kufirin shtetëror Shqipëri -Kosovë. Nxitur nga temperaturat e larta, thatësira por edhe një erë e lehtë në këtë rajon, zjarri përfshiu rreth 5 hektarë pyje përballë pikës së kalimit kufitar në Morinë. Paraprakisht rrezikohen dy pika te transmetuesve televiziv dhe telefonisë së lëvizshme ndërsa shtëpitë e fshatrave Pogaj e Gorozhup janë rreth 2 km nga vatra e zjarrit. Drejt kësaj vatre zjarri janë nisur shërbimet pyjore dhe te zjarrfikësve nga Hasi por për shkak të terrenit të vështirë mjetet nuk mund të futen në zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME