Categories Lajme

Viktima e parë nga tërmeti që lëkundi dhe Shqipërinë: Elmira Sefo vritet nga një shkëmb që ra mbi shtëpi

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur mbrëmë Ballkanin. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe fuqia e tërmetit, sipas faqes europiane për tërmetet EMSC, ka qenë 5.7 ballë të Rihterit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi, ndërsa sot bëhet me dije se është shënuar dhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një vajzë 27 vjeçe, Elmira Sefo nga Stolaci, shkruajnë mediat vendase, përcjell newsbomb.al.

Mësohet se një shkëmb i madh ka rënë në shtëpinë ku e reja jetonte me prindërit, një qytet i Bosnjes, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Prindërit e saj raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Elmira është dërguar me autoambulancë për në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan ta risjellin në jetë, por pa sukses. Lëndimet që ajo mori ishin fatale.

Një e afërme i vajzës së plagosur ka thënë për mediat se shkëmbi ka thyer shtëpinë dhe se skenat janë të tmerrshme. “Ai shkëmb ra dhe u ça në shtëpinë e kushërinjve të mi. Kushëriri im u plagos rëndë. Në shtëpinë time gjithçka ra nga raftet në dysheme. Nuk kam ndjerë një tërmet të tillë në jetën time”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME