Categories Lajme

Viktimat e tragjedisë, kjo është balerina që mbeti viktimë e tërmetit

Eviola Broshka është e reja që humbi jetën nën rrënojat e hotelit “Mira Mare” në Durrës. Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në redaksinë e “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcentë në tallava.

E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani, e bënte këtë punë pasi kishte të ëmën e sëmurë dhe donte ta kuronte, por rrënojat ia ndërprenë gjithçka në mes.

“Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbaja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin “Evi Kardashian”! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot ! Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!”– shkruhet në mesazh.

Trupi i Evit u nxorr i pajetë një ditë më parë nga rrënoja te hotelit “Mira Mare” që u shemb krejtësisht.

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës./JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME