Categories Lajme

“Vip i politikës”, e ‘kryqëzuan’ se u sugjeroi dialog, Noizy u uron fat studentëve

Deklarata e reperit shqiptar Rigels Rajku i njohur si Noizy ku u sugjeroi studentëve protestues që të uleshin dhe të dialogonin me kryeministrin Edi Rama, për shumë komentues u cilësua si njëanshmëri politike dhe filluan ta kryqëzonin me sharje të ndryshme në rrjetet sociale.

Ditën e sotme reperi ka bërë një tjetër status që u drejtohet studentëve. “S’më rruhet as për PS as PD as LSI. Nje mini sqarim i vogel.  Thjesht doja me tmiren per keta student qe po rrijne ne te ftoht pa rezultat,”- shkruan reperi duke treguar se nuk mbështet asnjërën nga partitë.

Statusi i Rigels Rajkut në Instagram

Më tej Rigelsi bën një tjetër status në Instagram dhe vijon me ironi: “Mos bëni Dialog. Dialogu nuk bën. Jeni shumë mirë kështu siç e keni nisur. Bravo ❤ Ju Uroj fat shpresoj t’ia dilni mbarë”.

Statusi i Rigels Rajkut në Instagram

Sot është dita e 14-të e protestës së studentëve dhe prej 5 ditësh ajo është zhvendosur përpara Kryeministrisë. Studentët kanë parashtruar 8 kërkesa, ku përfshihet përgjysmimi i tarifave universitare dhe deri në përmirësimin e cilësisë së arsimimit publik në Shqipëri. Kryeminsitri Edi Rama u ka bërë thirrje disa herë për dialog, por kjo kërkesë është refuzuar vaszhdimisht nga studentët. Ata kërkojnë plotësimin e pikave të parashtruara pa negociata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME