Categories Lajme

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht nga këto faza të ndryshme të jetës.

Këto nevoja për vitamina dhe minerale fillojnë që në rini e gjatë gjithë jetës, pra para dhe pas menopauzës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për suplementët më të rëndësishëm që çdo grua dhe vajzë duhet të marrë çdo ditë për një funksion më të mirë të organizmit.

Acidi Folik

Acidi folik është thelbësor për shëndetin e një gruaje.

Kjo vitaminë e kompleksit B ndihmon në formimin e qelizave të reja, gjë që kërkon një ritëm më të shpejtë gjatë shtatzënisë.

Acidi folik shmang defektet e fetusit dhe është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij.

Një grua ka nevojë për 400 mikrogramë acid folik në ditë.

Gratë shtatzënë kanë nevojë për deri në 600 mikrogramë acid folik në ditë.

Vitamina D

Me kalimin e moshës, gruaja përballet me ndryshime hormonale, por edhe një shëndet më të dobët të kockave.

Gratë janë më të rrezikuara nga osteoporoza dhe frakturat. Për pasojë ato kanë nevojë për vitaminë D e cila ndihmon në përthithjen e kalçiumit.

Doza ditore e rekomanduar e vitaminës D është 600 njësi në ditë ose 15 mikrogramë.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në përthithjen e kolagjenit që e mban lëkurën të shëndetshme dhe elastike.

Vitamina C lufton radikalet e lira që dëmtojnë shëndetin e lëkurës dhe qelizat e këqija në të gjithë trupin.

Një grua ose një vajzë kanë nevojë për 75 miligramë vitaminë C në ditë.

Gjatë shtatzënisë, sasia e kësaj vitamine rritet në 85 miligramë ndërsa për nënat lehonë nevojiten deri në 120 miligramë në ditë.

Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.

Vitamina B12

Kjo vitaminë duhet marrë çdo ditë.

Ajo gjallëron metabolizmin, mbron qelizat e trurit, krijon hormone dhe rruaza të kuqe të gjakut.

Kjo vitaminë gjendet tek burime shtazore.

Një grua ka nevojë për 2.4 mikrogramë vitaminë B12 në ditë, ndërsa ajo shtatzënë ka nevojë për 2.6 mikrogramë vitaminë në ditë./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME