Australia do ta festojë Vitin e Ri me temperatura që do të shkojnë deri në 45 gradë celsius.
Rreth gjysma e vendit do të “përvëlohet”, pasi sipas sinoptikanëve termometri do shkojë deri në 45 gradë në disa qytete dhe pjesa tjetër do të jetë 40 gradë celsius.
Pjesa e vetme e vendit që nuk do të përfshihet nga temperatura shumë të larta është Queensland.
Gjithashtu New South Wales do të përjetojë nxehtësi mbytëse vetëm një javë, pasi u godit nga dy stuhi.
Autoritetet e shëndetësisë kanë paralajmëruar qytetarët që të kufizojnë ekspozimin e tyre në diell. Termometri kaq i lartë në këtë periudhë të Dhjetorit ka qenë para 90 vitesh.
Këtë fundvit temperaturat janë 10 deri në 14 gradë më të larta se zakonisht.