Categories Lajme

Në Vlorë shumë pika bastesh ende të hapura

Pritet që nga 1 janari 2019 të mbyllet pjesa e mbetur.
Edhe katër ditë kanë ngelur nga mbyllja përfundimtare e lojërave të fatit, dita e fundit e vitit është dhe afati i fundit. Në qytetin e Vlorës ende vijojnë të jenë të hapura pjesa me e madhe e tyre.

Në një vëzhgim që bëri VloraNews në disa pika, disa prej tyre kanë qenë të mbyllura, ose kanë hequr tabelat, ndërsa më të shumtat janë ende hapur deri në ditën e fundit të vitit.

Në javën e parë të dhjetorit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kishin deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistruar zyrtarisht në të gjithë vendin.

Pritet që nga 1 janari 2019 të mbyllet pjesa e mbetur. Këto janë ditët e fundit që u kanë mbetur për mbyllur numrin e NIPT-it pranë QKR-së si dhe për të shitur pajisjet kryesisht televizorë ndërsa pa punë llogaritet të mbesin rreth 8 mijë të punësuar në këto biznese që po mbyllen.

Sipas ligjit, prej 1 janarit të vitit 2019, organizimi, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit, në varësi të akteve të tjera nënligjore që do të nxjerrë qeveria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME