Categories Lajme

Vizitë për shkëmbim eksperience në Tiranë, Shqipëri

Vizitë për shkëmbim eksperience në Tiranë, Shqipëri

Një delegacion zyrtar i Qendrës së Rehabilitimit, Stanciq, Dugo Solo i kryesuar nga drejtoresha znj. Sanjica Grbavac, i shoqëruar nga menaxherja e programit znj. Jasna Lesicki dhe punonjësit socialë të qendrës Ivana dhe Petrina, të ftuar zyrtarisht nga kryetari i shoqatës z. Ismailaj, vizitoi Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve, Shqipëri.

Vizita filloi me një takim me stafin në zyrë, ku z. Ismajlaj prezantoi stafin dhe punën e shoqatës. Opsionet e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta në të ardhmen ishte kryefjala e takimit.

Dita e dytë vijoi me një axhendë të ngjeshur: një takim me disa kryetarë të degëve të rretheve (Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Rrëshen). Znj. Sanjica Grbavac prezantoi punën dhe modelet e krijuara në Zagreb për rehabilitimin dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën e komunitetit. Qendrat ditore dhe banesat në apartamente në komunitet, një eksperiencë që duhet marrë si model nga shoqata jonë. Pjesëmarrësit shprehën gjithashtu mirëseardhjen e tyre dhe diskutuan mbi barrierat me të cilat përballen për t’u përfshirë si të barabartë në jetën e komunitetit. U diskutuan mënyrat e bashkëpunimit dhe u shprehën nga të gjithë idetë e projektit për të ardhmen.

Aktiviteti i radhës ishte një vizitë në terren, për të parë ambientin e ofruar nga Bashkia e Tiranës për qendrën e rehabilitimit në Surrel. U identifikuan nevoja konkrete për ta bërë këtë mjedis të aksesueshëm dhe funksional. Ndërhyrjet janë si më poshtë: rikonstruksioni i rrugës 300 m, rikonstruksioni i ambienteve dhe mobilimi me pajisjet përkatëse. Ajo u pasua nga një drekë pune. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar sipas opsioneve të paraqitura në thirrjen për projekte nga BE-ja. Nga kryetari i Tetraplegjikëve të Vlorës Hysen Muhameti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME