Categories Lajme

Vjedhje e falsifikim dokumentesh, 5 të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 5 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë për vjedhje E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.16 Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P. F. Ata dyshohen se kanë vjedhur edhe më parë

-Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K. -Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D. Gjithashtu në pranga janë vendosur e dy të rinj, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin nëpërmjet portit të Durrësit me dokumente të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: Durrës Vihen në prangat e policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim: shtetasit;

  1. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.16 Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P. F. Nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas dyshohen të jenë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht: -Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K.
    -Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë shtetasin K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e shtetasit F. S.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit: S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë, dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumenta të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME