Categories Sport

Turpërohet Bayern Munich, Bochum i shkakton humbje me “poker” golash

Bayern Munich nuk është i pathyeshëm, edhe djemtë e Nagelsman janë njerëzor, por të pësosh një humbje me katër gola nga Bochum, kjo pa diskutim që i lë shije të keqe të gjithë tifozëve bavarez. Pa Neuer në fushë, por më të gjithë titullarët e tjerë në dispozicion, Bayern krijojë iluzionin e goleadësh teksa kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 9-të me të përhershmin Robert Lewandowski.

Goli jo vetëm që nuk demoralizoi vendasit por i bëri më agresiv, fillimisht barazuan rezultatin në minutën e 14-të ndërsa më pas brenda pjesës së parë shënuan edhe tre herë të tjera duke dhuruar një rezultat të pabesueshëm, 4-1 në fraksionin e parë.

Bayern u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por goli i Lewndowskit në minutën e 75-të vlen thjeshtë për statistika, pasi nuk mundi dot të shmang këtë humbje të rëndë 4-2. Bochum i dhuron në këtë mënyrë një asist B.Dortmund për të ngushtuar diferencën prej 9 pikë mes dy klubeve.BW

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME