Categories Lajme

Vjehrra më shkatërroi jetën, kërkoj fëmijët!

Në emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka mbërritur një rrëfim ku në thelb është ndërhyrja e vjehrrës në çift. Një grua që ka dëshiruar të mbetet anonime tregon se si nëna e ish-burrit të saj ndikoi derisa ajo marrëdhënie shkoi në dhunë e ajo u detyrua të largohet, ndërsa gjykata nuk ia dha fëmijët për shkak të gjendjes ekonomike.

Prekëse është lutja që ajo bën për vajzat që të pranojnë ta takojnë e të kuptojnë se çfarë kushtesh ekstreme të dhunës e kanë detyruar të ikë natën nga shtëpia. Kjo situatë konfliktuale, e gjendur shpesh në realitetin tonë, është marrë në analizë nga specialistët, p sikologe Aleksandra Puci dhe avokat Saimir Lame.

Pasi janë njohur me jetën e rënduar të kësaj gruaje që është përballur me akuzat e stisura për tradhti bashkëshortore, psikologia Puci thotë se ndërhyrjet e palëve të treta, kanë impakt shumë negativ, ndërsa shton se ndodh rëndom që gratë tolerojnë dhunën duke shpresuar se raportet do rregullohen apo se edhe një fëmijë do i afrojë edhe më shumë.

“Kur partnerët nuk kanë pasur komunikim që në fillim, nuk mund ta kenë më vonë..”-thotë Puci. Avokati Saimir Lame shprehet mbi këtë histori a situata të ngjashme se prindërit e d ivorcuar keqkuptojnë procesin, pasi mendojnë se do humbin të drejtën e prindërimit e shton se pikërisht këtu është roli i gjykatës për të ndarë siç duhet përgjegjësitë e secilit. Lame vëren se ish-partnerët i përdorim fëmijët si hakmarrje ndaj njëri-tjetrit, e pranon se palët vënë shpesh si faktor kryesor të ndarjes, ndërhyrjen e familjarëve, në rastin konkret të vjehrrës e cila manipuloi dhe vajzat e vogla për t’i larguar nga nëna e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME