Categories Lajme

Vjen lajmi i hidhur për euron, monedha kap pikën më të ulët të të gjitha kohërave

Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit poshtë kuotës se 121 lekëve duke ju afruar nivelit më të ulët historik të gjitha kohërave.

Sot në një euro u këmbye me 120.75 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro u nënçmua me 0.59 pikë në raport me një ditë më parë në këmbim me monedhën vendase. Nënçmimi i euros këto ditë lidhet më prurjet e larta në valutë të krijuara nga sezoni turistik që është në kulmin e tij dhe prurjet e emigrantëve.

Ekspertët e këmbimit valutore e konsiderojnë sjellje sezonale këmbimin e euros në raport me lekun, teksa shifrat zyrtare tregojnë për numër më të lartë turistësh që po vizitojnë vendin këtë vit sidomos nga Europa Perëndimore.

Me këtë rënie euro po i afrohet rekordeve historike në këmbim me lekun, kur në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008 një euro kushtoi 120.4 lekë. Ky ishte niveli më i ulët që kur monedha e përbashkët nisi të përdorej si mjet monetar unik nga BE.
Në tregjet ndërkombëtare euro vijoi të rritet në këmbim me dollarin, pas një rënies që nisi javën e fundit. Një euro në tregjet ndërkombëtare kushtoi sot 1.117 USD duke u mbiçmuar me 0.59 pike sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg.

Më herët përgjatë javës Dollari u rrit në nivelin më të ulët në dy vjet ndaj euros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e enjte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Poëell përjashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare. Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare. Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Poëell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.” Euro ra në $1.1034, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në $1.1045.

Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehet me rreth 138 lekë euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë.

Nga janari i këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me rreth 4 lekë. Oferta e lartë në euro dhe ngadalësimi i qarkullimit të monedhës vendase janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në ketë tendencë. /Monitor.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME