Categories Lajme

Vjen lajmi i mirë nga Kosova, nga data 4 maj fillon lehtësimi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga data 4 maj, do të fillojë lehtësimi gradual i masave të izolimit të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Hapja e kufizimit të lëvizjes, sipas tij, do të jetë në 3 faza. Faza e parë përfshin periudhë nga 4 maj deri 18 maj dhe gjatë kësaj kohe do të hapen bizneset si; ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, pjesërisht, tregtia me pakicës, pjesërisht, riparimi i artikujve personal dhe i orendive, zyrat e konsulencës

Faza e dytë, fillon nga 18 maj deri më 2 qershor dhe të fillojë operimi i bizneseve si; tregtia me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban dhe qendrat e thirrjeve. Kurse faza e tretë hynë në fuqi më 2 qershor – deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove, hapja selektive e aktiviteteve sportive.

Ministri në detyrë ka thënë se virusi nuk duhet të injorohet. “Përkundër progresit, nuk e kemi zhdukur virusin. Nuk do të kemi situatë normale këtë vit dhe sa më parë që e kuptojmë këtë, do të jetë më e lehtë që ta kalojmë sa më shpejt.

Nuk do të ketë ditëlindje me miq, fejesa e martesa e ndoshta e as ceremoni mortore. Vit i distancës prej 2 metra, i dorëzave dhe maskave”, ka thënë Vitia para gazetarëve. Masat do të lehtësohen, ka thënë Vitia varësisht prej rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas tij, nga 4 maji qytetarët do të mund të lëvizin më shumë, nga 1.5 orë në 3 orë në dy orare, paradite dhe pasdite. “Arritëm që ta ulim përqindjen e të infektuarve. Falë kësaj, tash mund të zbusim këto masa. Do të kemi ditë të mira me më pak të infektuar ashtu si do të kemi të vështira me më shumë të infektuar, por mbesim me shpresë që masat e reja do të na çojnë përpara e jo mbrapa”, ka thënë Vitia.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, më 15 prill Kosova vendosi masat e reja të kufizimeve të qarkullimit të qytetarëve. Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi. Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim. Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj kur edhe do të hyjnë në fuqi masat e reja të prezantuara nga ministri në detyrë, Arben Vitia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME