Categories Politike

Meta: Të shtohen përpjekjet, duhet një hapje e sigurt e ekonomisë

Pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Malaj se pensionet nuk mund të rriten, pasi parashikohet recesion ekonomik, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit, teksa ka shpërndarë analizën e Malajt, thekson se duhet të shtohen përpjekjet për hapje të sigurt për ekonominë, në mënyrë që edhe ngritja të jetë sa më e shpejtë.

“Ndërsa duhet forcuar edhe më tej kontrolli i pandemisë dhe treguesve të saj, duhet të shtojmë përpjekjet për një hapje të sigurtë dhe të pakthyeshme të ekonomisë, me qëllim ringritjen e saj sa më të shpejtë.”, shkruan Meta.

Meta ka publikuar një pjesë nga analiza e Prof.Dr. Arben Malajt:  Qeveria duhet ta përmirësojë transparencën publike të hartimit dhe miratimit të paketave sociale dhe mbështetëse për biznesin. Konsultimi dhe analiza e kujdesshme e çdo propozimi prej grupeve të interesit. Analiza, vlerësimi dhe përfshirja e propozimeve të opozitës përmirësojnë pritshmëritë e individëve dhe biznesit për daljen nga kriza dhe ringritjen e tyre.
Përmirësimi i pritshmërive optimiste ka një efekt pozitiv në ekonomi shumë më të madh se qindra miliona dollarë apo euro të injektuara në ekonomi.

Hapja e ekonomisë edhe në mënyrë graduale është fillimi i fundit të efekteve negative, ndërsa ringritja e ekonomisë të jetë fillimi i fundit të keqqeverisjeve, sepse aty gjenden rrënjët përse disa vende preken më pak dhe ringrihen menjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME