Vjen ne Vlore, date 1 dhjetor, aktiviteti ndërkombetar i kick boks, me përmasa botërore. Ededi Shehaj nga Vlora, që mbron titullin kampion bote që e ka fituar në vitin 2018 në Zvicër dhe Ilda Lelo që kërkon titullin kampion europe. Pjesëmarrës në këtë aktivitet, sportiste nga Maqedonia, Greqia, Mali i zi apo Kosova dhe jo vetëm, dhe sportistët që do e sfidojnë Shehajn dhe Lelon në titujt kampion bote dhe europe, ndërsa numri i pjesëmarrësëve është rreth 30 të tillë.
Trajneri i Fait Club Vlora, Alban Alikaj, konfirmon se synimi është që të mbrohet titulli kampion bote dhe të fitohet titulli kampion europe, ndërsa beson shumë tek dy sportistët Vlonjatë, por edhe të tjerët që do të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Alikaj beson se edhe mbështetja do të jetë maksimale në aktivitetin me përmasa botërore në pallatin e sportit në Vlorë.
Duke konfirmuar njekohësisht edhe pjesëmarrjen gjatë këtij viti në shumë aktivitetet ndërkombëtare, por kulmi do të arrihet në aktivitetin e datës 1 dhjetor në Vlorë. Synimi mbetet mbrojtja titull kampion bote, për Edi Shehaj, për të cilin do të jetë hera e parë që të mbroj një titull kampion bote në qytetin e tij të lindjes dhe mbi të gjitha përballë publikut Vlonjat, emocionet janë, por qëllimi mbetet mbrojta e titullit, e nje sportisti që njeh fitimin e disa titujve europiane dhe boterore, Ilda Lelo njeh një sërë tituj kombetar dhe botëror, por titulli kampion europe në datë 1 dhjetor është qëllimi, në pallatin e sportit, në një aktivitet që vjen në Vlorë dhe kjo është padyshim pozitive dhe emocionuese në të njëtën kohë. Një kampionat me të tilla përmasa vjen për herë të parë në Vlorë, për të mbrojtur titullin kampion bote dhe fituar titullin kampion europe. Edi Shehaj dhe ilda Lelo janë dy sportistët që do të kërkojnë këta tituj, por aktiviteti pritet të sjelle edhe një numër të madh pjesëmarrësish, në një aktivitet të tillë, që vjen në Vlorë në datë1 dhjetor.
