Categories Lajme

Vjen sërish pluhuri saharian, fundjava me temperatura deri në 33 gradë Celsius

Kjo fundjavë pritet që të na sjellë temperatura deri në 33 gradë Celsius dhe mot të qëndrueshëm me kthjellime. Në një lidhje për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani thotë se këto temperatura janë deri në 13 gradë më të larta sesa të zakonshmet e muajit prill. Përveç intervaleve të gjata me diell, kjo e diel pritet të sjellë dhe pluhurin saharian në të gjithë territorin e vendit. “Presim maksimume që do të ngjiten dhe në vlerën 32 gradë Celsius, këto në qarqet e Elbasanit dhe Beratit, maksimumet pritet të jenë dhe në kryeqytet si dhe përgjatë vijës bregdetare do të jenë temperatura mjaft të larta sa i takon muajit prill. Por jo vetëm dita e sotme, por edhe fundjava pritet me temperatura të larta. Do të mbeten në maksimumet 32 gradë Celsius ditën e shtunë, ku do të kemi rritje të temperaturave të ajrit në Shkodër dhe Tiranë duke bërë që edhe ato të shkojnë rreth vlerave 32 gradë Celsius.

Edhe dita e diel do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit edhe gjatë mesditës duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore do t’i kemi në 9 gradë në Peshkopi apo Ersekë, ndërsa në Ultësirën Perëndimore presim temperatura nga 10 deri në 16 gradë Celsius. Mesdita pritet që temperaturat të ngjiten në vlerën 33 gradë Celsius, duke bërë që të kemi temperatura deri në 13 gradë më të larta sa i përket këtij muaji.

Por jo vetëm temperatura të larta. Kjo fundjavë do të na sjellë dhe motin e qëndrueshëm. Pritet që gjatë kësaj fundjave të kemi prezente dhe pluhurin saharian, pasi pritet që në territorin shqiptar dhe në të gjithë Mesdheun të kemi prezent pluhurin, pasi kemi aktivizimin e masave ajrore me origjinë nga Afrika duke bërë që të prekin dhe vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME