Categories Lajme

Vjeshtë? Plazh edhe në tetor, bregdeti i Vlorës plot me pushues vendas dhe të huaj

Moti me temperatura të larta pavarësisht se jemi në muajin tetor, i mban ende të  mbushura me pushues plazhet e Vlorës, ku mund të gjesh turistë të huaj por edhe vendas. Ndryshe nga sezoni i verës, qetësia e kësaj periudhe është ajo që i ka tërhequr pushuesit.

“Vij nga Prishtina, jemi së bashku me fëmijët dhe zgjodhëm këtë periudhë pasi është shumë bukur por dhe për shëndetin është shumë mirë. Vlora është shumë e bukur”, tha një pushues. Ndërkohë një tjetër shtoi se; “Na pëlqen të bëjmë plazh në këtë stinë, është shumë bukur këtu, që nga plazhi por dhe infrastruktura.”.

Por kjo periudhë duket se është e duhura jo vetëm për plazh, por edhe për të apasionuarit mbas sportit. Parashutistë nga e gjithë bota kanë ardhur që të fluturojnë mbi plazhin e Ujit të Ftohtë. “Jam nga Gjermania dhe është hera e dytë që vij në Shqipëri. Kam ardhur dje dhe jam duke shijuar, detin, natyrën, ushqimin dhe njerëzit që ka Vlora. E shijoj hedhjen me parashutë në Vlorë dhe ndihem si një zog, pasi peizazhi nga lart është shumë i bukur”,  -tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME