Categories Lajme

Vjosa Osmani: Do të bllokojmë pensionet e veteranëve gënjeshtarë

Kandidatja për kryeministre e LDK-së Vjosa Osmani në një intervistë për austriaken der Standard, ka thënë se Kosova është e gatshme të finalizojë marrëveshjen me Serbinë, por pa ndryshim të kufijve. “Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje përfundimtare , por nuk do të pranonim absolutisht shkëmbim të territoreve, ndarje të Kosovës, ose lloje të tjera të ndryshimeve të kufijve, pasi kjo nuk do të rrezikonte vetëm integritetin territorial të Kosovës, por edhe shtetësinë e saj. Sepse territori është një nga elementët kryesorë të shtetësisë. Ne e kemi luftuar këtë ide për dy vjet e gjysmë të fundit:, ka thënë Osmani.
Osmani ka deklaruar se në rast të qeverisjes, LVV-LDK, do t’i hetojnë të gjithë zyrtarët, duke filluar nga sistemi i drejtësisë, ku përfshihen Policia dhe shërbimet sekrete, meqë sipas saj, ky është thelbi i zhvillimit të një vendi.” “Ne duam një rishikim të të gjithë zyrtarëve, i cili përfshin sistemin gjyqësor dhe sistemin e sigurisë, d.m.th. policinë dhe shërbimet sekrete. Si rezultat, nëse krijojmë një sistem gjyqësor që është i lirë dhe i pavarur nga ndikimi politik dhe kriminal, nëse kemi një forcë policie dhe një shërbim inteligjence që janë profesionistë dhe të pavarur, atëherë unë besoj se kemi bërë ndryshimin më të madh në historinë e vendit tonë.

Është parakushti për gjithçka tjetër, qoftë zhvillimi ekonomik, shëndetësia apo arsimi”, ka theksuar Osmani. Deputetja e LDK-së, ka thënë se do t’ua ndalin pensionet edhe veteranëve të rremë të luftës së UÇK-së. “Nuk do t’ua ndalojmë pensionet veteranëve, por pensionet e gënjeshtarëve. Ky vend nuk mund të zhvillohet duke mashtruar. E dimë se sa e vështirë dhe e rrezikshme mund të jetë, por shumë më e vështirë dhe më e rrezikshme për vendin dhe qytetarët tanë është që të mos bëjmë asgjë për këtë çështje. S’na kanë zgjedhur për t’u ulur e shikuar e as për t’u frikësuar nga zemërimi. Na kanë zgjedhur sepse populli në Kosovë besoi se një gjeneratë krejtësisht e re politikanësh mund të jetë mundësi e mirë për të adresuar këto çështje”, deklaroi Osmani.

Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian për moslibaralizmin e vizave për Kosovën duke e quajtur hipokrizi liberalizmin e vizave për vende si Venezuela dhe Kolumbia, ndërsa ka thënë se Kosovës i janë mbyllur dyert. “Franca ka ende disa pikëpyetje, të cilat nuk i gjykoj aspak të arsyeshme. Është hipokrite që BE është duke liberalizuar vizat vendet si Venezuela dhe Kolumbia, por nuk është e gatshme të hap dyert për Kosovën e vogël. Kosova nuk paraqet më rrezik të emigrimit. Ne nuk duhet të ndëshkohemi për problemet që Franca ose të tjerët mund të kenë me vende si Xhorxhia”, ka deklaruar Osmani. Deputetja e zgjedhur shfaq besimin se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet “nëse komuniteti ndërkombëtar ndalon së trajtuari Vuçiçin dhe Serbinë si fëmijën e llastuar të Evropës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME