Categories Politike

Vjosa Osmani flet pas takimit me Kurtin, zbulon nëse janë dakord për koalicion

Ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion. Kështu është shprehur kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, pas takimit që ka pasur me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin diskutoi për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.

Sipas Osmanit, për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.

“Ne sapo zhvilluam takimin për të diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel të parimeve.

Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet.

Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të drejtojë qeverinë. Deri tani Lëvizja Vetëvendosje është para Lidhje Demokratike të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME