Categories Lajme

Vladimir Putin jep lajmin e bujshëm: Vaksina jonë është gati, njësoj si sateliti rus që hapi rrugën për në hapësirë

Vladimit Putin njofton se vaksina e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai drejton është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh. Presidenti rus shkruan në një postim që duket se ka marrë vëmendjen e të gjithëve, se njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë, tashmë Rusia do të ketë vaksinën që do ti garantojë të gjithë botës një të ardhme pa Covid 19, pa izolim dhe pa maska.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rus kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale. Janë disa shtete që kanë punuar gjithë këto kohë për prodhimin e një vaksine kundër Covid, dhe nuk dihet nëse ajo që është prodhuar nga shkencëtarët rusë, do të pranohet edhe nga shtetet e tjera, sa kohë që dhe kompani gjermane, italiane, angleze apo amerikane janë duke punuar për të njëjtën gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME