Categories Lajme

Vlora dhe Fieri kanë shpenzimet më të larta për shëndetin

Familjet fierake dhe vlonjate kanë shpenzimet më të larta për sa i përket shëndetit në raport me totalin e shpenzimeve që ato kryejnë.

Nga të dhënat e publikuara në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017, Qarku i Fierit mbante rekordin për peshën më të lartë të shpenzimeve për shëndetin, me 5.1% të totalit të shpenzimeve.

Qarku i Fierit është i klasifikuar si një vend me nivel të lartë të ndotjes për shkak të hidrokarbureve sipas autoriteteve.

Më pas renditej Vlora, ku shpenzimet për shëndetin i peshuan familjeve vlonjate rreth 4.9% të totalit të shpenzimeve, rreth 1 pikë përqindje më e lartë se mesatarja kombëtare e peshës për shpenzimet për shëndet.

Shpenzimet më të larta se mesatarja janë raportuar edhe në Berat, me 4.6% dhe në Gjirokastër me 4.5%. Qarku i Gjirokastrës prej vitesh po vuan fenomenin e plakjes së popullsisë, gjë e cila shoqërohet edhe me shpenzime të shtuara për shëndetin.

Në kryeqytet pesha për shpenzimet për shëndet është 4.1% e totalit, më rritje. Sipas ABF në 2017, pesha e shpenzimeve për shëndet llogaritej 3.9%.

Në qarqet e tjera të vendit, si Durrësi, Shkodra, Lezha, Korça dhe Elbasani, pesha e shpenzimeve për shëndetin varion nga 3- 3.8% e totalit. (shiko grafikun)

Pesha më e ulët e shpenzimeve për shëndet është Kukës dhe Dibër. Në Kukës pesha e shpenzimeve për shëndet ishte sa 2.4% e totalit të shpenzimeve. Ndërsa Dibra ka shënuar përqindjen më të ulët të shpenzimeve për shëndetin.

Për sa i përket Bashkimit Europian, sipas Eurostat shpenzimet e familjeve për shëndet ishin sa 4% e totalit. Belgjika mban rekordin për peshën më të lartë ndër vendet anëtare të BE-së me 6.6% të totalit. Pas saj renditen Çekia me 6.3% dhe Rumania me 6%. Në Gjermani shpenzimet për shëndet ishin 5.2% e totalit. Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore po vuajnë gjithashtu prej fenomenit të plakjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME