Categories Lajme

Vlora dhe Kukësi hapin dyert për Durrësin, banorët: Jemi ende të traumatizuar

Të rënduar psikologjikisht dhe të frikësuar se lëkundjet sizmike mund të rikthehen të fuqishme, me qindra banorë të Durrësit kanë lënë shtëpitë e tyre për të gjetur disa ditë qetësie. Kanë zgjedhur të shkojnë në ato qytete që ndodhen larg epiqëndrës së tërmetit. Vetëm në Vlorë janë akomoduar në hotele mbi 1 mijë e 200 persona kryesisht nga Durrësi dhe Tirana. Edhe pse kanë lënë pas pamjet e trishta të tërmetit, vijojnë të jenë të traumatizuar.

Banorja1: “Gjëja më e vështirë ishte që thosha: “O Zot, më merr jetën mua, vetëm të paktën të mbroja fëmijët” .

Banori 1: “Tu shtrëngu njëri-tjetrin duke i thënë, qetësohu, qetësohu. Pastaj kur mbaroi tërmeti dolëm të gjithë jashtë”.

Banori 2: “Kërceva nga krevati dhe dola direkt jashtë. Ishte tmerr në shtëpi. U rrëzua bufeja dhe u derdhën të gjitha gotat”.

Banorja 2: “I kam rrjesht këtu, jemi shpërngulur të gjithë”.

Banorët ndiejnë keqaardhje që kanë braktisur qytetin ku janë lindur e rritur dhe thonë se do të kthehen shpejt për të rikthyer gjallërinë në Durrës.

Durrësi është boshatisur i gjithi. Më kanë thënë se do të vijnë në Durrës për ta gjallëruar (qanë). Unë aty jam lind, jam rrit dhe jam bërë 60 vjeç. Çfarë të them? Durrësit i kanë ikur njerëz, i ka humbur gjallëria”.
Shkollat profesionale por edhe operatorët turistikë kanë angazhuar stafet e tyre për t`ju ofruar ushqime falas atyre që kanë zgjedhur të akomodohen në Vlorë. “Në kuadër të tërmetit që ndodhi në Durrës jemi angazhuar të gjithë  shkollat tregtare, bashkë me stafin dhe nxënësit për të ndihmuar sa do pak në këtë moment të vështirë të tyre, duke përgatitur ushqime”. Edhe Kukësi i largët ka hapur dyert për banorët e qytetit bregdetar dhe kryeqytetit. Disa prej pronarëve të hoteleve kanë ofruar strehim falas.

Banori 1:“Kukësin e kam për herë të parë që po e shkel. Nuk e kisha parë Kukësin. Por me këta njerëz bujarë, për mikpritjen e tyre më ka bërë që të bëhem qytetar i këtij qyteti. Do ta frekuentoj vazhdimisht sepse më ka lënë mbresa të veçanta në këto ditë të vështira”.

Banori 2: “Po shikoj fëmijë, familjarë, nga më të ndryshmit. Po më zuri mua, do të zë dhe ty. Mos u vrit mendjen për asnjë gjë dhe për sa kohë mund të zgjasë kjo punë”. 
Ashtu si  30 vite më parë kur priti mbi 500 mijë shtetas kosovare te shperngulur nga lufta edhe këto ditë qytetarët e Kukësit nuk ngurojnë të tregohen solidarë për këdo që është prekur nga tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME