Categories Kulture

Vlora ka plazhe përallore por mos harroni Parqet Arkeologjike (Foto)

Nga Sejmen Gjokoli

KA PLAZH POR, KA DHE ORIK… Natyra i ka të gjitha, ka edhe diellin po ka edhe shiun. Dhe, kuptohet, kur je në plazh e bie shi të duhet edhe të mërzitesh e shqetësohesh… Por kjo nuk duhet të ndodhë kur je në Vlorë. Se, vërtet Vlora ka plazhe të bukura por ka edhe Parqe Arkeologjike e Monumente kulture të mrekullueshme të cilat janë të favorshme për tu vizituar, sidomos në ditë të tilla.

Si po ndodh edhe sot në Parkun e Orikut ku pushues të shumtë, në pa mundësi për t’ju drejtuar detit, i janë drejtuar Parkut për ta vizituar. Unë erdha me Sadikun, për shumë vite me radhë një nga punonjësit emblemë të këtij Parku, ndërkohë që na mrekulloi prezenca e mjaft vizitorëve, vendas por edhe të huaj.

Takuam Hysen Habilin, punonjësin aktual të parkut, dhe e uruam për një mbarëvajtje sa më të mirë edhe në këtë vit të vështirë shëndetësor i cili jo pak i ka penalizuar sitet dhe asetet e shumta të trashëgimisë kulturore. E rëndësishme që Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë është përherë e gatshme të pres e përcjellë vizitorë dhe admirues të pasurive të trashëgimisë kulturore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME