Categories Lajme, Turizëm

Vlora mbetet një ndër qytetet e preferuara për të kaluar festat, Vasil Bedinaj: 2000 prenotime

Vlora mbetet një ndër qytetet e preferuara për të kaluar festat e fundvitit, cka e tregon dhe numri më i lart i prenotimeve krahasuar me një vitë më parë. Sic e konfirmon dhe kreu i operatoërëve  turistik për qarkun e Vlorës, Vasil Bedinaj. Sipas Bedinaj numri i prenotimeve shkon rreth 2000, ku numrin më të madh e zënë emigrantët e kthyer në atdhe për të kaluar festat. Tradita sipas Bedinajt vazhdon që qytetarët të festojnë darkën në familjet e tyre, teksa disa prej tyre kanë zgjedhur dhe restorantet për të kaluar darkëne, ndërsa pika më kulmore mbetet pas orës 00:00 ku qytetarët frekuentojmë baret dhe restorantet me muzik të zgjedhur për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Vlora është një ndër qytetet ku në menunë tradicionale të vitit të ri kemi një ndërthurje të peshkut dhe të mishit, sipas kuzhinierit Ermal Demaj, për fundvit e preferuara për të gjithë mbetet “Dollma” e quajtur ndryshe si “Përsheshi” tradicional i fundvitit, i përgatitur me të përbrëndshmet e gjelit të detit. Demaj tregon dhe recetën ideale për përgatitjen dhe pjekjen e gjelit tradicional të vitit të ri, i cili dhe për këtë vit mbetet pjata kryesore jo vetëm në familjet Vlonjate por nuk mungon as në baret dhe restorantet e qytetit. 2000 është numri i prenotimeve për këtë fundvit në hotelerinë e qytetit të Vlorës, teksa numrin më të lart pas të këtyre prenotimeve e zënë emigrantet e ardhur në atdhe pikërisht për të festuar ndërimin e viteve pranë familjes së tyre. Në orën 23:00 në sheshin në Lungomare do të ketë dhe një koncertë festiv të organizuar nga Bashkia Vlorë ku do të vijnë këngëtar të njohur si Fifi dhe Young Zerka, për të pritur së bashku ndërimin e viteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME