Categories Lajme

2019 viti me bilancin më tragjik të vikimave, 203 persona humbën jetën në rrugët e Shqipërisë

Tre persona nuk mundën dot që të festonin ndërrimin e viteve, pasi jeta e tyre u pre në mes si pasoja e tre aksidenteve të ndryshme që ndodhën në vetëm dy ditët e fundit. Aksidentet të tilla të rënda kanë ndodhur përgjatë gjithë vitit 2019, ku 11 muajt e parë, kanë regjistruar 203 viktima, 13 më shumë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar. Por cilat kanë qenë disa nga aksidentet me më shumë pasoja të cilat kanë përgjakur rrugët e vendit?

Në 14 maj të këtij viti, në dalje të qytetit të Kavajës, një makinë përplas një nënë me dy vajzat e saj. Nga përplasja ndërron jetë nëna dhe pasagjeri i makinës, ndërsa një ditë më pas ndërron jetë edhe shoferi. Si pasojë e shpejtësisë së lartë, tre persona u ndanë nga jeta. Një tjetër rrugë e cila ka marrë jetë njerëzish është edhe rrethrrotullimi i Kolonjës, ku vetëm gjatë muajit të fundit, kanë humbur jetën tre persona. Rasti më i fundit, është i para një jave, ku humb jetën Mandelino Rrebeshi 28 vjeç, ndërsa shoku i tij Elisjon Huma 30 vjeç, i plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Makina e tyre goditi bordurën anësorë të rrugës.

Ndërsa në fund të muajit tetor, Alteo dhe Jorgest Shabani, kushërinj me njëri tjetrin, humbën jetën pasi edhe makina e tyre godet bordurën anësore dhe fluturon për rreth 30 metra duke u përplasur me pemët në buzë të rrugës. Ndërsa pak ditë më parë, në rrugën Elbasan Cërrik, humbën jetën dy persona. Drejtuesi i një motoçiklete, 35-vjeç ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje pasi u përplas nga një makinë, ndërsa pak orë më pas, në spital ndërron jetë edhe pasagjeri i motoçikletës, 56 vjeç.

Autostrada Tiranë Elbasan, është një tjetër rrugë e cila gjatë vitit 2019, ka pasur disa aksidente të rënda. Në 16 qershor, pikërisht në rrethrrotullimin e Teg-ut, shuhen tre anëtarë të një familjeje dhe shoferi i makinës. Shpejtësia e lartë, u ndërpreu jetën katër personave. E plagosur në këtë aksident mbeti vajza tjetër e familjes, 26 vjeç. Ata po ktheheshin nga një ditëlindje, por fati e deshi, që për vajzën që festoi ditëlindjen, të ishte e fundit e jetës së saj, ditëlindja e 22-të. Ndërsa një ditë para këtij aksidenti, një tjetër përplasje me makinë e cila ndodhi në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, u merr jetën 2 vajzave 17 vjeçare, Denada Tarja dhe Suada Serani. Tre djem të tjerë, mbetën të plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME