Categories Lajme

Shengeni Ballkanik, Thaçi: S’shkova në Tiranë sepse u injoruam në Novi Sad

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencën e tij të fundit për këtë vit. I pyetur për iniciativën e Mini Shengenit, Thaçi tha se ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e Ohrit dhe Tiranës për shkak se Kosova është injoruar në samitin e Novi-Sadit, njofton Klan Kosova. “Kosova është shumë e interesuar dhe ka dëshmuar vetën për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit – si parakusht për lëvizje më të shpejt në BE dhe NATO. Jemi të bindur se bashkëpunimi rajonal hap përspektivë të gjithanshme”. “Në të njëjtën kohë, ne kemi theksuar shumë qartë se Kosova do të jetë kontributdhënëse e madhe e paqes dhe stabiliteti dhe e bashkëpunimit të iniciativave rajonale – me të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.

“Dua të sqaroj se në takimin e parë në Novi Sad, në mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran”. “Ky është një fakt të cilin në veçanti Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet ta kenë parasysh gjithmonë sepse Kosova është njohur si shtet i pavarur. Si rrjedhojë e injorimit të Kosovës në Novi Sad – të dy ftesat që më janë dërguar, i kam refuzuar; megjithëse ftesat më referoheshin si president i shtetit të Kosovës”.

“Arsyeja tjetër e refuzimit ka qenë edhe argumenti se nuk mund të kemi bashkëpunim rajonal vetëm kur takimet mbahen në një vend të caktuar. Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia – si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”. “Të gjithë ne e dimë se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor duke paraqitur vonesa dhe pengesa që vendet e rajonit të mos integrohen në NATO dhe BE”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME