“Vlora Ndryshe”Vlora është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë dhe ka me se të krenohet. E quajtur si “Qyteti i flamurit”apo “qyteti me dy dete” konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, Karaburunin🏖, Sazanin🏔, Llogoranë🌲, kalanë e Kaninës🏜, Lagunën e Nartës etj..!
💁♀️Dialekti tipik, kultura dhe traditat i dallojnë lehtësisht vlonjatët, të cilët shquhen për temperamentin e zjarrtë dhe humorin e hollë dhe plot shije.
🎞Kultura dhe Trashëgimia kanë qenë një vlerë e shtuar në kulturën tonë kombëtare.
🌆Aulona e dikurshme dhe Vlora e sotme është një nga vendet më të pasura me histori dhe ngjarje të rëndësishme, e cila ka luajtur rol vendimtar në luftra të shumta dhe në ruajtjen e kufijëve tokësorë dhe detarë.
⚠️Ejani të tregojmë sëbashku anën më të mirë të medaljes së qytetit tonë🏅, atë anë brilante e cila e kurorëzon ndër vite Vlorën tonë të dashur!
📣Me histori të ndjera dhe vargje poezish të thurura pa fund💬, ju ftojmë 📍ditën e mërkurë, më datë 12 Shkurt, ora 18:00 në rrugën Muradie.


