Categories Lajme

Vlora solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti, të gjithë dhurojnë me zemër të plotë (Foto/Video)

Vlora solidariziohet me familjet e prekura nga termeti. Prej orës 9 të mëngjesit të kësaj të mërkure qytetarët Vlonjat, student, nxënës shkollash, përfaqësues administrate, biznesmen etj, kanë filluar dhurimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, veshmbathje, ndihma në vlerë monetare, ushqime, si dhe i janë bashkuar nismët për dhurimin e gjakut.

Për kryetarin e Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, solidariteti dhe mbështetja që japim në këto momente është gjëja më me vlerë, pasi të gjithë së bashku me mbështetjen e dhënë duhet të tregojmë që jemi një, dhe së bashku të përballojmë këto ditë të vështira. Sipas kreut të operatorëve turistik të qarkut të Vlorës, Vasil Bedinaj, deri më tani në qytet po strehohen 300 persona të prekur nga tërmeti teksa priten të vijnë ende të tjerë.

Hoteleria e qytetit të Vlorës ka vendosur në dispoziocion të tyre dhoma krejtësisht falas duke ju ofruar akomodim të plot, për sa kohë ata ndihen të rrezikuar, kësaj nisme tashmë i janë bashkuar pjesa më e madhe e hoteleve të qytetit, si më e pakta që mund të bëjmë për ta në këto ditë të vështira. Qyteti i vlorës solidariziohet me personat e prekur nga tërmeti. Duke ofruar në shërbim të tyre dhoma hotelerie për akomodim. Gjithashtu në tre pika kryesore të qytetit, pranë pallatit të kulturës Vlorë, bashkisë si dhe pranë kryqit të kuq ka nisur prej orëve të mëngjesit mbledhja e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME