Vlerësohet me titullin mirënjohje e qytetit, zjarrfikesi Luan Kapaj, ndërsa vlerësime dhe për të gjithë trupën e forcave zjarrfikëse, që morrën pjesë në aksionin e shpëtimit të jetëve në Durrës pas tërmetit. Në një ceremoni që ka nisur me flamurin gjysmështize, bashkia ka vlerësuar me titullin e lartë zjarrfikësin Luan Kapaj, i cili arriti të shpëtonte dy jetë gjatë aksionit të shpëtimit në Durrës, nën rrënojat e godinave pas tërmetit të rënë në qytetin bregdetar
Kryetari i bashkisë Dritan Leli e ka cilësuar një akt të jashtëzakonshem atë cfarë Kapaj dhe zjarrfikësit e tjerë, por edhe të gjithë shqiperisë bënë gjatë aksionit të shpëtimit në Durrës. Vetëm falenderime nga Kapaj dhe nuk mungojnë dhe emocionet gjatë momentit të vlerësimit me titullin e lartë mirënjohje e qytetit të Vlores. Luan Kapaj, madje dhe u dëmtua gjatë aksionit të shpëtimit në Durrës, por arriti të nxjerrë nga rrënojat, bashkë me forcat e tjera zjarrfikëse nga Vlora, dy persona, nje burrë dhe një grua, pavarësisht rrezikut për jetën apo dëmtimit që pati gjatë këtij momenti.



