Categories Lajme, Turizëm

Vlorë/ 2 shkurti – Dita Ndërkombëtare e Ligatinave, aktivitet në Lagunën e Nartës (Foto)

2 shkurti – Dita Ndërkombëtare e Ligatinave është një nga 30 ditët e kalendarit mjedisor dhe kjo ditë, si edhe ditët e tjera mjedisore, nga institucionet e ndryshme në mbarë botën, merret si shkas për të treguar përkushtimin ndaj ruajtjes së natyrës dhe mjedisit. Ligatinat (tokat e lagura) përfshijnë afër 6 % të sipërfaqes së përgjithshme të globit dhe janë ndër mjediset më produktive. Ato konsiderohen si “djep i diversitetit biologjik”, duke ofruar ujin dhe produktivitetin primar për ekzistencën e llojeve të shumta të bimëve dhe shtazëve. Theksojmë se pas ekosistemeve pyjore, ekosistemet e ligatinave janë ekosistemet me biodiversitetin më të bujshëm dhe këto ekosisteme janë të rëndësishme sidomos për faktin se janë hapësira jetësore të shumë llojeve të zogjve.

Kompleksi dhe ndërveprimi i faktorëve fizik, kimik dhe biologjik i ekosistemeve ligatinore, mundëson që të kryejë shumë funksione, si p.sh. deponimin e ujit, depozitimin e shkarkimeve të shirave dhe rrjedhjeve ujore, stabilizimin e kushteve klimatike, kontrollimin e përmbytjeve, shtrëngatave dhe të erozionit. Në kuadër të projektit Acap, përfaqësues nga organizata jo fitimprurese (Cosv, Inca, Celim, PPNE), përfaqësues nga Adzm Vlorë, përfaqësues nga komuniteti, nxënës të shkollës Industriale Vlorë dhe ‘Pilo Prifti’ Novoselë, grupi vullnetarë i fëmijëve “Junior Rangers”, në këtë ngjarje të rëndësishme kanë organizuar një aksion në Lagunën e Nartës.

Laguna e Nartës është një prej ligatinave me vlera të rralla natyrore dhe vendbanim i shumë llojeve të zogjve. Në këtë aksion, janë mbjellë 400 rrënjë pishe, është bërë pastrim i zonës dhe i është kushtuar një vëmendje e posaçme edhe vëzhgimit me dylbi të shpendëve të lagunës nga fëmijët, me ndihmën e ekspertëve të fushës. Aksione të tilla duhet të inkurajohen për ta kthyer kthyer këtë Peizazh të Mbrojtur në një atraksion të shkëlqyer për shumë turistë që e vizitojnë atë duke promovuar kështu vlerat që ka vendi ynë.

Nga |Sonila Xhemali|

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME