Categories Lajme

Vlorë, 3 persona që kaluan në kufi dyshohen si të prekur me koronavirus

Drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor për qarkun e jugut konfirmon se nga qarku i Vlorës janë marrë 6 mostra të personave të dyshuar me koronavirus.

Këta persona kane shfaqur simptoma dyshuese në pikat e kalimit të kufirit dhe për këtë arsye janë marrë si raste të dyshuara.

3 prej tyre kanë dalë negativ, ndërsa 3 te tjerë janë dërguar sot në Institutin e Shëndetit Publik dhe po bëhet verifikimi paraprak i tyre.

Gjithashtu ai shpjegon dhe urdhrin e ri të ministrisë se Shëndetësisë teksa ky urdhër dhe udhëzimet përkatëse po zbatohen edhe në Vlorë tashmë.

Llapi ndër të tjera mohon faktin se në Vlorë mungojnë maskat mbrojtëse kundrejt koronavirusit dhe shprehet se nga 1 milion e 200 mijë maska të shpërndara në gjithë vendin 125 mijë janë shpërndarë në qarkun e  Vlorës në spitalet rajonale të këtij të fundit.

Gjithashtu udhëzimi i ministrisë i bën thirrje bizneseve të marrin të gjitha masat hijeno-sanitare siç janë përdorimi i dorezave kur shërbejnë produkte si një masë parandaluese kjo kundrejt koronavirusit. Nga: Edi Ruçi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME