Categories Lajme

Vlorë – 65-vjeçari humb jetën gjatë ushtrimeve në palestër

Vlorë – 65-vjeçari humb jetën gjatë ushtrimeve në palestër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa po ushtronte aktivitet fizik në një palestër private.
Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima ishte me banim në Itali dhe kishte ardhur prej disa ditësh në Shqipëri. Ai dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa ndodhej në ambientet e palestrës duke kryer ushtrime të zakonshme.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Trupi i pajetë i 65-vjeçarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME