Categories Lajme

Vodhi sende me vlerë 20 mijë euro, arrestohet grabitësi i shtëpisë në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rojtarët”, i cili çoi në kapjen e autorit të një vjedhjeje të kryer në rrugën “Musa Agolli”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë veprimeve hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua P. Z., 52 vjeç, ndërsa shtetasi D. B., 56 vjeç, i cili dyshohet se e largoi autorin nga vendngjarja me automjet, u shpall në kërkim.

Vjedhja kishte ndodhur më 24 tetor 2025, kur nga kasaforta e një banese ishin marrë 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, ndërkohë që banesa ishte bosh. Sipas hetimeve, dy autorët kishin mbajtur në vëzhgim zonën përpara ndërhyrjes.

Gjatë kontrollit të banesës së P. Z., policia sekuestroi 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje.

Policia thekson se operacioni hetimor bëri të mundur identifikimin e të dy shtetasve dhe kapjen e autorit kryesor, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit D. B. dhe hetimet për të zbardhur nëse autorët kanë kryer edhe vjedhje të tjera.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME