Vlorë/ Sot, rreth orës 15:50, në autostradën “Fier-Vlorë”, në afërsi të fshatit Novoselë, shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas mashkull, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Categories
Lajme
Vlorë, aksident në afërsi të fshatit Novoselë, humb jetën 60 vjeçari
