Sapo ndodhi aksidenti i radhës!! Është një nga njollat e zeza ku çdo ditë ndodh diçka. Kësaj radhe për fat të keq u aksidentua një çift i ri, ku po udhëtonin me motoçikletë. Si çdo aksident me motor personi që lëndohet më tepër është personi që ndodhet pas. Sado që goca mbante kaskë mbrojtëse. Por ajo është e lënduara më e madhe. Nuk e di gjendjen e saj, por nuk arrin të ngrihet. E dëgjoj që qanë! Çdo kush mendon më të keqen kur shikon një vajzë të re në atë gjendje. Por gjëja që më qetësoi ishte kur pash që ndihmën e parë po ja jepte një doktor një mjek një baba, një njeri tepër i kualifikuar në aksidente të tilla, një njeri që ka trajnuar me qindra mjekë.
Një njeri që ka shpëtuar me mijëra jetë me punën e tij të pa lodhur. Një prej këtyre jam edhe unë. Sepse personi i kualifikuar që arrine të japë mirë ndihmën e parë arrine të shpëtojë jetën e një njeriu. Shumë persona kanë ngelur dhe të paralizuar vetëm nga mënyra e gabuar e dhënies së ndihmës së parë. Ndonjëherë heronjtë nuk kanë nevojë për kostum, nuk kanë nevojë për superfuqi, nuk kanë nevojë famë. I tillë je dhe ti Dr. Skender Brataj. Nuk kam gjetur kurr mënyrën për të falënderuar!
Ndoshta ky është momenti i duhur për të falënderuar për çdo gjë që ke bëre për mua dhe për atë vajzë që nuk ja di gjendjen ende. Por meraku nuk të la dhe shkove pas për ta ndihmuar. Një falënderim dhe për Spitali Rajonal Vlorë që ambulanca ka ardhur në kohë rekord.