Categories Lajme

Çmimet e pijeve në Shqipëri, njësoj me ato të vendeve të BE-së

Në shumë gjëra, jemi larg europianëve, por në disa të tjera jemi europianë “dok”. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në drejtim të alkoolit, ose më saktë çmimeve të alkoolit, jemi tamam europianë. Çmimet e produkteve alkoolike në vendin tonë janë sa 99.9% e mesatares europiane, thotë eurostat në një publikim të ri e që i referohet vitit 2018.

Në Europë, janë të pakta vendet që kanë diferencë me pjesën tjetër sa i përket çmimeve. Alkooli duket se bën bashkë pjesën më të madhe të shteteve në kontinentin e vjetër, paçka se ka vende me çmime më të lira se të tjerat, e vende me çmime më të shtrenjta. Çmimet e produkteve alkoolike në Bosnje Hercegovinë janë sa 72% e mesatares europiane, ndërsa në Islandë sa 267% e mesatares së Bashkimit Europian.

Pra, diferenca ka. Gjithsesi, pjesa dërrmuese e vendeve perëndimore, me përjashtim të atyre skandinave, të Europës lindore apo Turqisë, ndajnë thuajse të njëjtat çmime, dhe këtu, Shqipëria nuk i ndahet euuorpës, asaj perëndimore. Çmimet e produkteve alkoolike përcaktohen nga politikat fiskale të një vendi, që nëpërmjet akcizës tenton të dekurajojë apo edhe inkurajojë konsumin./scan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME