Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 40-vjeçari, nxiti dy të mitura të merrnin drogë, dhe kreu marrëdhënie seksuale me 15 -vjeçaren

Policia e Vlorës ka ndaluar një 40-vjeçar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ky shtetas dyshohet se 3 ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15 -vjeçare, ndërsa në bashkëpunim me një 33-vjeçar kanë nxitur të miturën dhe shoqen e tij për të përdorur lëndë narkotike.

Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit kaloi për gjykim, flet 14-vjeçari që mbeti i plagosur

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja që tronditi Vlorën, Gjykata vendos “arrest në burg” për Rinald Rakipajn

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Rinald Rakipaj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëndoi bashkëmoshatarin, kapet i mituri në Sarandë

Goditi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Plumbi i artë” në Gjykatë, shtyhet seanca e marrjes në pyetje të Nuredin Dumanit

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më 1 prill seancën e radhës të dosjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Qytetari shkon të nxjerrë certifikatën e pronësisë, i mbivendoset shtëpia e fqinjit

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në sektorin “Rinia” në Durrës për problemin e…

LEXO ME SHUME