Categories Lajme

Durrës/ Qytetari shkon të nxjerrë certifikatën e pronësisë, i mbivendoset shtëpia e fqinjit

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në sektorin “Rinia” në Durrës për problemin e qytetarit Marash Ndoj, i cili pasi ka marrë legalizimin e shtëpisë, pas disa vitesh ka kërkuar të nxjerrë certifikatën e pronësisë, por i del që në banesën e tij ka mbivendosje shtëpia e komshiut, familja Çunaj. Në realitet këto dy familje i kanë kufijtë e ndarë e nuk kanë asnjë lloj mbivendosjeje.

“Stop” takohet me zonjën Çunaj, e cila u shpreh gjithashtu e shqetësuar që për këtë problem nuk mund të shfrytëzojë pronën e saj. Të dyja familjet janë të gatshme që të japin deklarata noteriale për përcaktimin e kufijve.

“Stop” e adreson problemin në ASHK, ku thanë se po ndërmerren hapat për t’i dhënë zgjidhje rastit, në mënyrë që dokumentet të përkojnë me gjendjen fizike të dy pasurive./Tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME