Categories Lajme

Vlorë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë

DVP Vlorë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasit: E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi mbetjeve”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në afërsi të një hoteli në fshatin Zvërnec; J. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe ka ka goditur me grushte, shtetasit A. T. dhe R. T.; A. P., banuese në lagjen “Pavarësia 3”, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se kishte bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së saj, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës arrestuan në flagrancë për veprën penale “D huna në familje”, shtetasin H. L., 45 vjeç, banues në fshatin Shalës, bashkia Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME