Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë

DVP Vlorë/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi i shtetasit S. S., 26 vjeç, banues në Kurjan, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin F. B., 46 vjeç, banues në lagjen “11 Janari“, Vlorë, pasi u konstatua se kishte ndërtuar në pronën e tij, pa leje nga organet kompetente. Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Shkatërrimi pronës”, shtetasi I. P., 50 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, sepse ka thyer një xham në derën e Spitalit Rajonal Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasit: -M. K., 50 vjeçe, dhe V. B.,58 vjeçe, banuese në Ksamil dhe Sarandë, pasi janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me njëra-tjetrën. – M. K., 35 vjeçe, banuese në lagjen nr.1, Sarandë, sepse në dyqanin e saj, në lagjen nr.1, bashkia Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj kushërirës së saj, shtetases M. G. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME