Categories Lajme

Pogradec, Policia ka arrestuar një 29-vjeçar dhe vëllain e tij e ka shpallur në kërkim

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar dhe vëllain e tij e ka shpallur në kërkim pasi akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Uniformat blu kanë prangosur shtetasin me iniciale Bexhet Hoxhallari dhe kanë shpallur në këtërkim vëllain e tij 26-vjeçarin Xhuljo Hoxhallari të dy banues në Buçimas të Pogradecit.

Policia bën me dije se dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë bashkëfshatarin e tyre me iniciale A.A i cili po merr mjekim në spital.

Njoftimi i plotë DVP Korçë:  Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, të shtetasit B. H., 29 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin Xh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, mbrëmjen e djeshme në rrugën e fshatit Buçimas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) në shpinë, shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Korçë.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit A. K., 41 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”).
Ky shtetas në lagjen nr. 16, pranë unazës së qytetit të Korçës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe pas kapjes së tij, ka kundërshtuar efektivët për të kryer alkooltestin, ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit D. M., 30 vjeç, banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë, në një lokal në fshatin Braçanj, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për këtë shtetas nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME