Categories Lajme

Vlorë/Arrestohet një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për posedim të sendeve të ndaluara

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
✅ Kapet dhe ndalohet një i dënuar për vjedhje, i dyshuar për kryerjen e një tjetër vjedhjeje ndërsa ishte në kërkim.
✅ Arrestohet një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për posedim të sendeve të ndaluara.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme Shqiponja bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. H., 45 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendim të datës 24.07.2024, me 8 muaj e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”.
45-vjeçari dyshohet se ka kryer një tjetër vjedhje më datë 10.01.2025, ku ka marrë nga automjeti i një shtetasi një çantë me një shumë parash dhe sende personale.
Po gjatë këtyre kontrolleve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 20 vjeç, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin P. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 thika, 1 shkop bejsbolli dhe 1 fenelinë që ngjason me ato të Policisë.
Materialet për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Vlorës do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë në luftën kundër paligjshmërive, duke denoncuar rastet në numrin pa pagesë 112.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME